Home Aktuale Jahjaga dhe Conde bisedojnë për gjendjen në Kosovë

Jahjaga dhe Conde bisedojnë për gjendjen në Kosovë

882
0
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Agustin Conde. Presidentja theksoi rëndësinë e bashkëveprimit të Kosovës me Këshillin e Evropës dhe avancimin sa më të shpejtë të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Presidentja Jahjaga e njoftoi Conde me zhvillimet e përgjithshme në vend, duke theksuar përparimin e arritur dhe përkushtimin e institucioneve në realizimin me sukses të reformave në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Presidentja Jahjaga dhe zotëri Conde diskutuan për progresin e arritur në Kosovë në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut, të drejtave të komuniteteve, zhvillimin e përgjithshëm demokratik dhe sundimit të ligjit, me theks të veçantë në fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit”, thuhet në komunikatë.