Home Aktuale Jacobson: Nuk jam garantuese e marrëveshjes Thaçi-Mustafa

Jacobson: Nuk jam garantuese e marrëveshjes Thaçi-Mustafa

132
0
SHARE

Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson i ka demantuar deklarimet e zyrtarëve të LDK-së se diplomatja e SHBA-së është garantuese e marrëveshjes me PDK.

Në një përgjigje në Twitter, Ambasadorja Jacobson ka thënë se nuk është në pozicion për të qenë garantuese e politikave të brendshme të partive politike.

“E zhgënjyer. Zotëri Gecaj e di që unë nuk jam në pozicion që të ofroj çfarëdo garancie në politikat e brendshme të Kosovës”, ka shkruar Jacobson në llogarinë e saj në Twitter.

Ndërkohë, zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj, ka thënë se Ambasadorja dhe Presidentja janë garantuese e marrëveshjes me PDK’në. (