Home Aktuale Jabllanoviq: Nuk do të shkojë nesër në Gjakovë

Jabllanoviq: Nuk do të shkojë nesër në Gjakovë

199
0
SHARE

Ish ministri i Kthimit dhe Komuniteteve në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq ka thënë se nesër (e mërkurë) nuk do të udhëtojë në Gjakovë bashkë me pelegrinët serbë për festën e Krishtlindjes Ortodokse.

“Unë nesër do të jem në vendlindjen time për Krishtlindje dhe nuk jam i interesuar për kurrfarë provokimi”, ka thënë Jabllanoviq, për Indeksonline, duke shtuar se ai do të festojë me familjen e tij dhe se kjo është festë e paqes.

Një vit me parë ishte pikërisht deklarata e Jabllanoviqit në Gjakovë që nxiti reagime të shumta nga qytetarët, që çuan në dorëheqjen e tij.

Ai i kishte quajtur “egërsira” familjarët e personave të zhdukur shqiptarë, të cilët po mundoheshin ta pengonin vizitën e pelegrinëve serbë në këtë qytet me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.