Home Shëndeti Ja se si duhet të pini ujë kur jeni agjërueshëm

Ja se si duhet të pini ujë kur jeni agjërueshëm

111
0
SHARE

Doktori i sëmundjeve të brendshme dhe romatologjisë, Prof. Dr. Mehmet Soj, jep këshilla për mënyrën sesi duhet të konsumohet uji.

Ai thotë se uji duhet të pihet me ngadalë dhe nëse tejkalohen ai mund të shkaktojë diarre dhe të vjella.

Soj shpjegon që tani në muajin e Ramazanit ku ditët janë të gjata dhe shumë të nxehta, nuk duhet kujtuar se kjo çështje është jo e një rëndësie të madhe. Gjithashtu nuk duhet ngrënë shpejtë dhe shumë në iftar sepse shkakton probleme të tretjes, fluks të madh ushqimi për stomakun, dhembje barku, të përziera dhe vjellje gjithashtu edhe përdorimi i njëjtë i ujit si ushqimi sjell të njejtat probleme.

Pijeni ujin ngadalë

Kur njerzit agjerojnë, ngaqë rrinë një kohë të gjatë pa pirë ujë, kur vjen koha e iftarit ato fillojnë të pijnë ujë me të shpejtë dhe aq shumë saqë nuk mund të lëvizin, por doktori jep një këshillë që uji të pihet ngadalë dhe me faza të caktuara. Por gjithsesi për agjëruesit uji është shumë i rëndësishëm saqë deri në syfyr ato duhet të konsumojnë deri në 2 litra ujë në perioda të caktuara.

“Është kusht që të ruani ujin në trupin tuaj, duhet që mos të hani shumë gatime të kripura. Nësë është e mundur, rrini larg cajit dhe kafeinës. Këto pije bejnë që sasitë e ujit të mbledhura në trup të dalin jashtë. Preferohet që në vend të kafes, cajit, cajit te ftohte, pijeve me gaz, pijeve energjike dhe lëngjeve të fabrikuara të frutave të përdoret, ujë, qumësht, dhallë, limonata natyrale. Pirja e ujit i jep trupit vitamina dhe minerale. Kështu edhe trupi ndihet i fortë për agjërimin por edhe shëndeti përmirësohet./LuginaPress/

LEAVE A REPLY