Home Shëndeti Ja pse duhet të konsumoni tranguj çdo ditë

Ja pse duhet të konsumoni tranguj çdo ditë

1049
0
SHARE

Trangujt janë një nga ushqimet më të mira për shëndetin në përgjithësi. Kështu që herën tjetër kur ju merrni ushqim, trangujt domosdshmërisht duhet të jenë në shportën tuaj.
Hidraton trupin – Nëse ju nuk e keni zakon të pini ujë mjaftueshëm, hani tranguj të ftoftë, përshkak se ata përmbajnë 90% ujë.

Ftohë trupin brenda dhe jashtë – zgjedhje e përkryer për ditët e nxehta, sepse ftohë trupin se brenda ashtu edhe jashtë. Nëse ju merrni një djegie nga dielli, në vendin e lënduar vëni feta të kastravecit të ftohtë.

Eliminon toksinat – uji i trangujve ju jep një trup të pastër, dhe nëse ju hani ato rregullisht do të ju ndihmojë për të hequr qafe gurët në veshka.

Një dozë e përditshme e vitaminave – Trangujt përmbajnë vitamina të mjaftueshme. Normalizon sistemin imunitar dhe ju siguron energji. Mos i hiqni lëkurën trangujve , për shkak se ajo është e plotë me vitaminë C dhe përmbushë 12% të kërkesave të përditshme të kësaj vitamine.

E shkëlqyer për lëkurën – trangulli është i pasur me kalium, magnez dhe silic. Këto ofrojnë një gamë të trajtimeve në të cilat trangujt luajnë një rol të madh.

Humbje peshe – Përshkak të përqindjes së lartë të ujit ndikon në uljen e kalorive dhe humbjen e peshës në përgjithësi.