Home TEKNOLOGJI Ja pse aeroplani mbetet mjeti më i sigurtë i transportit!

Ja pse aeroplani mbetet mjeti më i sigurtë i transportit!

26
0
SHARE

Fluturimet ajrore janë më të sigurtë se një udhëtim me makinë. Mund të duket e vështirë për t’u besuar, pas atyre aksidenteve të ndodhura në mesin e korrikut, por ja që këtë e thonë shifrat. Udhëtimi me aeroplan është 12 herë me i sigurtë se ai me tren dhe 60 herë më i sigurtë se me makinë.
Duke llogaritur probabilitetin, përqindja e aksidenteve ajrore është aq e ulët sa do të shërbenin rreth 14 mijë vite përpara se një individ të gjendet në mes të një situate të pakënaqshme mes reve. Gjithsesi, përkundër rreziqeve të vogla, aksidentet e pakta ajrore sjellin pothujse gjithmonë vdekjen e pasagjerëve, ndërkohë që gjatë një incidenti me makinë, njerëzit mund të shpëtojnë, ose të plagosen lehtë.
Megjithatë, ndryshe nga një makinë, sistemet thelbësire dhe kryesore të një aeroplani kanë një siguri të dyfishtë e ndoshta edhe të trefishtë. A u bindët vërtetë pse janë më të sigurtë?