Home Aktuale Ja orari i emetimit të programit mësimorë në gjuhën shqipe

Ja orari i emetimit të programit mësimorë në gjuhën shqipe

418
0
SHARE

Për nxënësit e shkollave fillore në gjuhën shqipe, mësimi në distancë fillon nga dita e hënë duke transmetuar orët në televizionet lokale në Bujanovac dhe Preshevë.

Orët do të transmetohen në RTV Spektri, RTV Bujanoci, RTV Aldi dhe RTV Presheva, si dhe në kanalin e Këshillit kombëtar shqiptar (KKSH) në Youtube.

 Për filloristët shqiptarë janë përgatitur dhe regjistruar orët e mësimit për gjuhën amëtare, matematikë dhe bota rrethë nesh.

Kryetari  i KKSH-së Ragmi Mustafa, ka thënë se  materiali mësimor është xhiruar në Shkollën e mesme “Sezai Suroi” në Bujanoc.

Më herët Mustafa pati  thënë se video materialet e xhiruara do të jenë do të  jenë një shtesë për mësimin në distancë ngase edhe ashtu mësuesit po  punojnë me nxënësit përmes viber, skype dhe rrjeteve të tjera.

Në vazhdim ju sjellim një postim të plotë të kryetarit të KKSH-së në profilin e tij në facebook:

🔴 Të hënën fillon emetimi i mësimit në TV për nxënësit e shkollave fillore në Luginën e Preshevës.

🔴RTV SPEKTRI, RTV ALDI, RTV BUJANOC & RTV PRESHEVA.

🔴Në kanalin zyrtar të Këshillit Kombëtar Shqiptar në YouTube.

🔴Një punë e angazhim shumë i madh, por me qëllime fisnike.

🔴 Me përkushtim të përbashkët po ofrojmë mundësi të barabartë për nxënësit shqiptarë, ashtu siç është siguruar edhe për nxënësit e shumicës.

🔴Falënderit, gjithë mësimdhënësit e kyçur me kurajo të pa shoq, për të lehtësuar mësimnxënjen për nxënësit e shkollave fillore.

🔴Falënderit gjithë drejtuesit e institucioneve shkollore për bashkëpunim shumë të mirë. Në veçanti drejtorit Zejni Fejzullahu dhe Gafurr Hyseni, sigurisht edhe Shukri Ymeri e gjithë të tjerët, sikur edhe Administratës shkollore të përfshirë në këtë ndërrmarrje të përbashkët arsimore.

🔴 Falënderit komunës së Bujanocit për dezinfektimin e hapësirave të video xhirimeve në sh. m. “Sezai Surroi” dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Më poshtë keni orarin e transmetimit të mësimit pët të gjitha klasët:

KLIKO

ORARI I PËR SHKOLLAT FILLORE