Home Aktuale Ja kush janë pesë të arrestuarit të dyshuar për terrorizëm

Ja kush janë pesë të arrestuarit të dyshuar për terrorizëm

150
0
SHARE

Me forca të rrepta sigurie, janë sjellë në Gjykatën Themelore të Prishtinës pesë të arrestuarit në Badovc, nën dyshimin për terrorizëm.

Koha.net ka arritur të mësoj emrat e katër nga pesë personat e arrestuar, që kanë dalë para trupit gjykues sot.

Në çantën e njërit prej tyre, Enis Latifit, është gjetur helm, gjë të cilën e ka zbuluar avokatja mbrojtëse e tij. Përveç tij, në mesin e të arrestuarve është edhe djali i axhës së tij, Besnik Latifi po nga Vushtrria, Gazmend Halili dhe si Milazim Haxhijaj nga Istogu.