Home EURO 2016 Ja çka thotë Bale për përballjen me Ronaldon

Ja çka thotë Bale për përballjen me Ronaldon

238
0
SHARE

Ylli i Uellsit, Gareth Bale ka folur pas fitores së madhe të skuadrës së tij kundër Belgjikës.

Uellsit për herë të parë në historinë e shtetit të tyre janë kualifikuar në gjysmëfinalen e një Kampionati Evropian.

Uellsi në gjysmëfinale do të ndeshet me Portugalinë, një sfidë e veçantë kjo për dyshen e Real Madridit, Bale e Cristiano Ronaldo.

“Ishte një mbrëmje e madhe për të gjithë tifozët tonë. Është një ëndërr për mua, kjo është ajo që ne kemi punuar për tetë vjet”, ka thënë Bale.

“Në gjysmëfinale kundër Ronaldos? Nuk është vetëm ai. Portugalia është e fortë. Tani ne të gëzojmë këtë moment e më pas të mendojmë për gjysmëfinale”, përfundoi ai.