Home Aktuale Ja çfarë ka mbetur nga monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë (FOTO)

Ja çfarë ka mbetur nga monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë (FOTO)

20
0
SHARE

Të gjithë i mbajmë mend festimet madhështore që u bënë në vendin tonë për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Një ndër momentet ishte edhe vendosja e monumentit të përkujtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë ku u bë me shumë patriotizëm në qendër të Tiranës, transmeton panorama.

Në atë kohë shumë njerëz e vlerësuan duke bërë foto si një objekt me vlerë dhe i rëndësishëm.

Por çfarë shohim sot? Tashmë fotot që mund t’i bëhen këtij monumenti janë për të treguar se si është katandisur, ku shumë pjesë i janë marrë dhe shumëkush e ka përdorur si vend ‘ideal’ për të kryer nevojat e tij personale.