Home Aktuale Ja çfarë dëmi do të shkaktonte eksplozivi i kapur në Prishtinë

Ja çfarë dëmi do të shkaktonte eksplozivi i kapur në Prishtinë

102
0
SHARE

Policia e Kosovës mbrëmë arrestoi një shtetas të Serbisë, te i cili gjeti rreth 12 kg eksploziv, me të cilin po përgatitej të kryhej një sulm terrorist në Prishtinë.

Nëse misioni i këtij serbi do të realizohej, dëmet vlerësohet se do të ishin tejet të mëdha, si në njerëz ashtu edhe materiale.

Policia ka publikuar sasinë e eksplozivit të kapur mbrëmë nga shtetasi serb S.G. por nuk ka bërë të ditur se për çfarë materie eksplozive bëhet fjalë.

Frashër Ibrahimaj, ekspert për çështje të minimeve, thotë se dëmet do të kishin qenë të mëdha, në njerëz dhe të mira materiale nëse është fjala për 12 kilogramë eksploziv ushtarak.

“Nëse bëhet fjalë për material eksploziv ushtarak, atëherë dëmet do të kishin qenë të mëdha si në njerëz ashtu edhe dëmet materiale”, tha Ibrahimaj për kallxo.com.

“Rrezja e veprimit mund të kishte shkuar në një perimetër deri në 200 metra”, tha Frashër Ibrahimaj, ekspert për minime.

Zyrtarë të lartë shtetërorë të Kosovës, përfshirë Presidenten Atifete Jahjaga dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni kanë thënë i dyshuari po përgatiste një sulm terrorist në Kosovë.