Home Aktuale Ivica Daçiq: Në fund të marsit do të jem në Prishtinë

Ivica Daçiq: Në fund të marsit do të jem në Prishtinë

100
0
SHARE

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka konfirmuar se kah fundi i marsit do ta vizitojë Kosovën ku do të merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

“Vizita ime nuk do të ketë lidhje me çështjen e statusit dhe nuk do të thotë ndryshim të qëndrimit të Serbisë sa i përket kësaj çështje”, ka thënë Daçiq në selinë e OSBE-së në Beograd, duke shtuar se takimi do të mbahet pa simbole shtetërore, transmeton Indeksonline.
Daçiq ka shtuar se me këtë rast si përfaqësues i OSBE-së do ta vizitojë edhe misionin e OSBE-së në Prishtinë.
Po ashtu Daçiq ka thënë se me 6 shkurt në Nju Jork do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.
Më herët është raportuar për takimin e ministrave të Punëve të Jashtme dhe të ekonomisë së Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit. Takimi do të mbahet në javën e fundit të marsit në Prishtinë.