Home Aktuale Ivanoviq, serbëve: Mos humbni kohë, themeloni Kuvendin serb

Ivanoviq, serbëve: Mos humbni kohë, themeloni Kuvendin serb

158
0
SHARE

 Udhëheqësi i iniciativës qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, kërkon që të themelohet sa më shpejt Kuvendi i Bashkësisë së Komunave Serbe. Ai ka shtuar se serbët, nuk duhet të jenë skllevër të mungesës së institucioneve në Kosovë.

Ai ju ka sugjeruar politikanëve që udhëheqin politikën serbe ndaj Kosovës që sa më shpejt të krijojnë Bashkësinë e Komunave Serbe, në mënyrë që t’i hapet rruga e formimit të kuvendit, transmeton Telegrafi.

“Kur ta bëni hapin e parë, atëherë nuk ka kthim. Kështu e vendosni kundërshtarin tuaj në një pozicion, ku duhet shumë shpejt të reagojë. Ne nuk duhet të jemi skllevër të mungesës së institucioneve. Formimi i komunave është hapi i parë serioz, ndërsa më pas do të vije edhe radha e themelimit të Kuvendit”, tha Ivanoviq.

Ivanoviq, i cili po akuzohet për krime të rënda gjatë dhe pas luftës në Kosovë, ndërsa aktualisht ndodhet në paraburgim, thotë se është optimist se së shpejti do të lirohet.