Home Aktuale Itali: Përleshje mes shqiptarësh, një i vdekur

Itali: Përleshje mes shqiptarësh, një i vdekur

143
0
SHARE

Një përleshje mes dy shqiptarësh emigrantë në Itali ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre dhe arrestimin e autorit të ngjarjes nga policia italiane, gjatë paradites së të dielës.

Mësohet se viktimë ka mbetur 55-vjeçari Sabri Alija, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Alessandrias, për shkak të plagëve të rënda të marra nga goditjet me thikë në gjoks, transmeton TCH.

Agresori besohet ta ketë qëlluar në ambientet e një bingoje për motive banale të lidhura me lojën e bixhozit, teksa më vonë është identifikuar si Haziz Polisi, 47 vjeç.