Home Aktuale Ismaili: Është privilegj por dhe përgjegjësi të jesh...

Ismaili: Është privilegj por dhe përgjegjësi të jesh këshilltari më i ri

164
0
SHARE

Është një privilegj që të jesh Këshilltari më i ri në asamble komunale në mesin e 41 këshilltarëve, por është dhe një përgjegjësi në të njejtën kohë , duke pasur parasysh rëndësinë e të qenurit këshilltar është shprehur Megzon Ismaili këshilltari  më i ri në Asamblenë Komunale të Bujanocit  mes tjerash në një intervistë për Lugina Press.

Lugina Press:Përshëndetje,  a mund të na thuani se kush është Megzon Ismaili?

Megzon Ismaili:Jam nga Nesalca i lindur me 24.02.1987 .Shkollën fillore e kam kryer në Nesalcë,të mesmën në Bujanoc.Kam studjuar fakultetin filozofik-departpamenti Histori. Jam duke vazhduar studimet pos diplomike në të njejtin drejtim.

Lugina Press:Ju jeni jeni  këshilltari më i ri në asamblenë komunale të Bujanocit çfar do të thotë kjo për ju?

Megzon Ismaili:Është një privilegj që të jesh Këshilltari më i ri në asamble komunale në mesin e 41 këshilltarëve, por është dhe një përgjegjësi në të njejtën kohë , duke pasur parasysh rëndësinë e të qenurit këshilltar.

Lugina Press:Por sa dëgjohet zëri juaj në kuvend pasi jeni  këshilltari më  i ri?

Megzon Ismaili:Ti je i ri shuj se nuk din hala  hahahah , po sigurisht se dëgjohet në raste ku është nevojshme me u ndëgju, ku dihet dinamika e punës së kuvendit . Ku e mendoj se diskutimi jem i ndihmon rendit të ditës për atë të cilin jemi duke  diskutuar.

Lugina Press:Në kuvendin komunal të Bujanocit shpeshëherë ka kundërshtime nga opozita, si e vlerësoni këto?

Megzon Ismaili:Opozita ështe ajo e cila e mban thuajse nënkontroll punën e Pozitës , sigurisht i ndihmon proceset në të mirë te qytetari. Është mirë kur është prezent opozita dhe në diskutime të shumta së bashku të punojmë me shumë në të mirë të qytetarit

Lugina Press:Si e vlerësoni punën e tanishme të pushtetit lokal të Bujanocit?

Megzon Ismaili:Është duke punuar dhe aty ku punohet normal se ka vende dhe për kritika , e thash dhe më lart se kritikat na ndihmojnë për të punuar më shumë dhe me mirë . Ka ende shumë punë për të bëë , ku dihet se kërkesat e qytetarëve janë të shumta të drejtuar drejt Komunës.

Ka vendbanime ku me të veërtet duhet të punohet dhe të mirren parasysh kërkesat e asaj bashkësie lokale si psh Nesalca ku ka ende punë për të bërë po  vlenë të ceket se dhe në mandatin e kaluar nuk është punar se sa duhet duke  marrë parasyshë nevojën për kushtet më të mira në këtë fshat , ende nuk ka përfunduar rrjeti i kanalizimit , oborri i shkollës nuk është i përfunduar tërësisht . Shpresoj se në një afat sa më të shkurt të punohet diëka në këtëvendbanim.

Lugina Press:Ju kthehemi pak zgjedhjeve parlamentare, nga të cilat zgjedhje dy deptutet shqiptarë do të përfaqësohen në parlamentin Serbë, çfarë presni nga ta?

Megzon Ismaili:Duke  patur parasysh se ata përfaqesohen nga njq subjekt politik dhe klimën politike këtu interesimin e qeverisë së Serbisë për të zgjidhur problemin e shqiptarëve në këtë rajon , gjasat për të arritur ndonjë  rezultat janë të pakëta. Ne duhet njëher të ulemi në një tryez kombëtare e masandej në një ndërkombetare. Nëse nuk arrijmë të gjejmë një koncezus në mes veti nuk mundemi të presim rezultate të mira , qoftë dhe nga këta dy deputet.

Lugina Press:Sa janë reale votat e 16 marsit, mendoni se këto rezultate janë të dalura nga vota e popullit, kur në opinion flitet se ka dalur një numër i vogël  i qytetarëve?

Megzon Ismaili:Në situatë normale nuk munden të jenë ato vota , po gjendja në terren ishte më ndryshe . Kur dimë se Partitë tjera politike shqiptare nuk ishin në proces zgjedhor, dhe ndodhi ajo e cila ështe pritur nga të gjithë . Vjedhja industriale e votave , ku ndodhi ajo e cila nuk na është dasht me ndodh , ku dhe partitë serbe kanë marr numër të konsiderueshme  të votave.

Lugina Press:Tashmë në radhë do të jenë edhe zgjedhjet për këshillat nacionle të pakicave në Serbi, atëher subjeti juaj me çfarë qëndrimi do të dalë rreth këtyre zgjedhjve?

Megzon Ismaili:Ne ende nuk e kemi diskutuar mbrenda kryesisë , këshillit drejtues , po mendoj se duhet të jemi pjesë e zgjedhjeve për këshill nacional , ku i ndihmoj proceset dhe sigurisht punohet në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Ne si LPD do jemë pjesë e proceseve demokratike , dhe ato të cilët i mbrojnë interesat kombetar të shqipetarëve të luginës, dhe permisojnë gjendjen, jetën e qytetarëve në të gjitha sferat

Lugina Press:Për fund keni ndonjë porosi ?

Megzon Ismaili:Shpresoj të vijnë ditë më të mira për shqiptarët e luginës së Preshevës

Lugina Press:Falëmnderit që gjetët kohë për të biseduar me ne….

Megzon Ismaili:Faleminderit dhe juve.