Home Aktuale Islamaj kryesuese e Këshillit Drejtues të UP-së

Islamaj kryesuese e Këshillit Drejtues të UP-së

155
0
SHARE

Shefkije Islamaj është emëruar kryesuese e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, diku filluar kështu procedurat për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së rektorit.

Këshilli Drejtues i UP-së ka mbajtur sot mbledhje me anëtarët e rinj, ku kanë marrë vendimin për fillimin e procedurave për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së Rektorit në Universitetin e Prishtinës.

Në këtë mbledhje u mor vendim që Shefkije Islamaj të merohet kryesuese Këshillit Drejtues të UP-së.

Ajo tha se presim propozime nga Senati për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së rektorit, por që edhe ky këshill ka drejtë të propozojë.

‘Së shpejti, këto dy ditë, fillojnë procedurat që nga ky moment, presim propozimet e Senatit dhe ka drejtë edhe ky këshill drejtues të propozojë, jemi shumë të hapur, do të kemi propozime shpresojmë më të mirat, më të mundshmet dhe më të duhurat për momentin’.

E sa për detyrën që i është dhënë sot, ajo tha se moto e këtij këshilli do të jetë transparenca dhe se do të jenë shumë të hapur me të gjithë ata që duan të dinë se si po shkojnë punët në UP, transmeton KP.

“Me pëlqimin e të gjithëve unë jam zgjedhur si kryesuese, sigurisht jam e vetëdijshme për detyrën jo të lehtë që më është dhënë por kjo ishte dëshira e anëtarëve tjerë të këtij këshilli drejtues”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Islamaj tha se ende nuk kanë asnjë emër për UD-në e pozitës së rektorit./Telegrafi/

LEAVE A REPLY