Home MAGAZINA Ishte rast social, sot është miliarder

Ishte rast social, sot është miliarder

118
0
SHARE

Historia e Chamath Palihapitiya, themelues i kompanisë së investimeve “The Social+ Capital Partnership”, në mënyrë të përkryer arsyeton thënien “përmes ferrit deri tek një yll”.
Kur Palihapitiya u shpërngul në Kanada, ai jetonte me ndihma sociale, ndërsa sot është miliarder. Megjithatë, Chamath pohon se pasuria në vetvete nuk do të thotë asgjë, nëse nuk e shfrytëzoni për qëllime të duhura.

Në Kanada, kishte një jetë shumë modeste, përkatësisht jetonte pas një lavanderie. Pasi që i ati nuk ishte në gjendje që të gjente punë, familja e tij jetonte me ndihma sociale, raporton Telegrafi.

Chamath kujton ato ditë dhe historinë se si nuk mund t’i përballonte blerjet e miqve të tij të pasur dhe se kjo e motivoi që të bëjë përpjekje për të shpëtuar nga kthetrat e varfërisë.

Palihapitiya me admirim lexonte renditjen e “Forbes” të njerëzve më të pasur në botë, ndërsa ëndërronte që edhe emri i tij një ditë të gjendej në mesin e tyre.

“Jam rritur në varfëri të skajshme. Gjithçka që kam kërkuar atëbotë është që të mos jem më i varfër, por shumë i pasur. Krijimin e një pasurie të madhe e kam parë si të vetmen mënyrë që të dalë nga situata”, kujton Chamath.

Ndoshta për shkak të kësaj qasjeje, Palihapitiya në moshë shumë të re u bë një nga ekspertët kryesorë në fushën e shkencave kompjuterike.

Në moshën 26-vjeçare, u bë zëvendës president më i ri në historinë e kompanisë amerikane “AOL”, ndërsa në vitin 2007, u bashkua me perandorinë e Mark Zuckerberg, “Facebook”.

Në këto kompani, Palihapitiya ka arritur të fitojë dhe krijojë një pasuri për t’u lakmuar, e cila është vlerësuar në rreth një miliard dollarë.

Megjithatë, kur arriti atë që dëshironte – kur më në fund u bë i pasur – Palihapitiya, nuk ishte aq i lumtur sa kishte pritur e do të ishte. Kishte kuptuar, se nëse nuk bën diçka vërtet të rëndësishme me pasurinë, diçka që do të ketë ndikim të madh tek njerëzimi, kurrë nuk do të jetë në të vërtetë i lumtur me pasurinë e tij.

Duke përfituar financiarisht nga aksionet në “Facebook”, themeloi kompaninë e vet të investimeve.

“The Social+ Capital Partnership” është një fondacion krejt ndryshe nga të tjerët, pasi që paratë nuk do t’i investojë në ndonjë kompani nga do të përfitoj, por paratë do t’i investoj vetëm në kompanitë që përballen me probleme serioze sociale.

Për shembull, kompania e Chamathit mbështet “Glooko”, kompani e dedikuar për luftën kundër diabetit apo “Treehouse”, kompani që merret me trajnimin e inxhinierëve dhe ekspertëve të IT-së.

“Dua që të lë pas një trashëgimi të madhe. Kam qenë me fat që kam fituar shumë para dhe tani jam në një pozitë, që pasurinë e krijuar t’ia kthej botës dhe të lë gjurmë”, përfundon Chamath.