Home Aktuale Ish-kryetarët synojnë Kuvendin

Ish-kryetarët synojnë Kuvendin

205
0
SHARE

Garës për deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës do t’i hyjnë ish-kryetarët e komunave, të cilët kanë humbur besimin e elektoratit në zgjedhjet e fundit lokale.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri” luftë e ashpër tashmë po zhvillohet për përfshirje në listat e subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare 2014, ku sipas të gjitha gjasave në listën e partisë më të madhe në vend (PDK) për deputetë pritet të jenë ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ish-kreu i Mitrovicës, Avni Kastrati dhe ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja.

Ndërsa në listën e LDK-së për deputetë përsëri do të gjendet emri i ish-kandidatit për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu.

LEAVE A REPLY