Home Aktuale Ish kolegët në VLAN s’lanë gjë pa i thënë njëri-tjetrit

Ish kolegët në VLAN s’lanë gjë pa i thënë njëri-tjetrit

135
0
SHARE

Ish-partnerët e Isa Mustafës, Ramush Haradinaj e Albin Kurti, po vazhdojnë t’u flasin njerëzve për veprimin e LDK-së për të hyrë në koalicion me PDK-në, veprim të cilin ata po e quajnë tradhti.

Këtë tradhti, sipas tyre, e ka bërë vetë Isa Mustafa.

Kurti ka thënë se Isa Mustafa e mundësoi sërish keqqeverisjen e vendit nga PDK-ja, parti të cilën e ka quajtur kriminale.

Me Mustafën u mor edhe Haradinaj, duke thënë se ai iu bashkua keqqeverisjes së vendit.

Haradinaj, Kurti e Mustafa kishin arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, të cilën në fund e prishi LDK-ja. Menjëherë pas prishjes së marrëveshjes LDK-ja iu afrua PDK-së dhe liderët e këtyre subjekteve filluan akuzat e ndërsjella. /KTV/