Home Aktuale Isa Memishi: Institucioni i vakëfit në trevat shqiptare është lënë pas...

Isa Memishi: Institucioni i vakëfit në trevat shqiptare është lënë pas dore(Video)

305
0
SHARE

Në konferencën “Trashëgimia Orientale-Islame në Ballkan” e cila është zhvilluar në Prishtinë nuk është lënë anash as Lugina e Preshevës.

Në këtë konferencë për luginën e Preshevës referoi prof dr.Isa Memishi me temën “Institucioni i vakëfit trashëgimi pronësore në Luginë të Preshevës”

DSCN9991

Isa Memishi gjatë hulumtimit të tij që i ka bërë institucionit të vakëfit, ka hasur në ate se ky institucion në trevat shqiptare është lënë pas dore.
Ndërkaq studimi i profesor Isa Memishit që ka bërë në Luginë, tregon se në Preshevë dhe Bujanoc ekzistojnë rreth 100 hektar tokë vakëf që janë në pronësi tani të Bashkësisë Islame,
Kjo pasuri është e lënë nga persona të ndryshëm të cilët ia kanë dedikuar instiutcionit të vakëfit për mirëmbajtjen e nënpunësve, qoftë në xhami, teqe apo Bashkësi Islame.
Kjo sipërfaqe e mjaftueshme sikur të menaxhohej si duhet dhe të jipet me koncesion do të krijonte mjaftë të ardhura për menaxhimin e këtyre institucioneve, ka thënë  prof.dr  Isa Memishi gjatë referimit në konferencën “Trashëgimia Orientale-Islame në Ballkan” e cila është zhvilluar në Prishtinë.

[youtube url=”       https://www.youtube.com/watch?v=3imbiENmISQ&feature=youtu.be       ” width=”560″ height=”315″]