Home Aktuale Isa Haxhiu: Në Fakultetin e Mjekësisë – 300 euro nota 6, 500...

Isa Haxhiu: Në Fakultetin e Mjekësisë – 300 euro nota 6, 500 euro nota 8 dhe 9, e 1000 euro nota 10!

183
0
SHARE

Dr. Sci. Isa Haxhiu, urolog në QKUK, përmes një shkrimi dërguar në redaksinë e Telegrafit, përshkruan të gjitha anomalitë në Fakultetin e Mjekësisë, përkitazi avancimet e profesorëve.

Sipas tij, Fakulteti i Mjekësisë është bastion i nepotizmit, plagjiaturës, shitblerjes së notave, antiakaedemizmit dhe mafisë “intelektuale”.

“Hulumtoni vetëm pak dhe do t’ju tregojnë se me 300 euro merret një 6-she, me 500 euro 8-she dhe 9-she, me 1000 euro edhe 10-she, edhe poqese nuk e ke hapur asnjëherë librin e anatomisë, fiziologjisë apo edhe lëndëve tjera”, thotë Haxhiu.

Në shkrimin e tij përmend ai shumë fakte të avancimeve pa merita, pa punime shkencore, “elozhetë në stilin e mesitëve të lodhtë, të kohës së Baba Qemos”, “mafinë ‘intelektuale’” etj.

“Vetëm hulumtoni se sa bijë e bija, nipër e dajallarë, reja e halla profesorësh, dekanësh, ish-rektorësh, ministrash, mbajnë të njëjtët mbiemra dhe janë rehatuar e pritet të rehatohen nëpër katedrat e këtij Fakulteti”, thotë ai.

Shkrimin e plotë, përkitazi me këtë, mund ta lexoni këtu: Fakulteti i Mjekësisë, bastion i nepotizmit, antiakademizmit dhe mafisë “intelektuale”!