Home TEKNOLOGJI iPhone që vlen 1 milionë dollarë

iPhone që vlen 1 milionë dollarë

103
0
SHARE

Duke marrë parasysh famën e brishtësisë së tyre, pronari i ardhshëm i këtij iPhone nuk do të ketë guximin ta nxjerrë atë nga kutia pasi ky aparat kushton plot 1 milionë dollarë dhe do ishte mëkat të të binte nga duart.

E krijuar nga argjendaria Alchemist në Londër, ky është iPhone më i shtrenjtë në histori. Është i larë në flori dhe i mbuluar nga 700 gurë diamante.

Alchemist London është një argjendari e specializuar për zbukurimin me xhevahire të kompjuterave, tabletave dhe telefonave “smart”. Sipas kësaj argjendarie, janë dashur 7 muaj për përfundimin e këtij iPhone.

Në shitje do të jenë vetëm 2 aparate të tillë dhe ata që duan ta blejnë duhet të shfaqin interesin e tyre në faqet e kompanisë: the-million-dollar-iphone.com dhe gold-alchemist.com.

iphone gold1 iphone gold3 iphone gold4

LEAVE A REPLY