Home INTERVISTA Intervistë/ Kush është Yllka Imeri

Intervistë/ Kush është Yllka Imeri

101
0
SHARE

Yllka Imeri një 22 vjeçare, pasionin e saj për poezi e kishte shfaqur që në moshë të re, në fillim familja e saj nuk besonte se ajo mund të thurte vargje të tilla dhe Yllka u ndje e zhgënjyer, por me kalimin e kohës ajo ua dëshmoi se ka talent për shkrime të poezive.

Në një intervistë për 7ditë.info, Yllka u shpreh që së shpejti do të botojë edhe librin e saj të parë me poezi dhe prozë.

 

Në vijim mund ta lexoni intervistën me Yllken

7dite.info: Kush është yllka Imeri?

Y.I: MYllka Imeri është 22 vjeçare, është nga Bujanoci, jeton dhe vepron ne Prishtinë, aktualisht vazhdon studimet në Fakultetin e Filologjisë për Gjuhë Shqipe vitin e 4, mirët kryesisht me shkrime, dhe përkthime nga gjuha serbo-kroate në shqipe.

7dite.info:  Nga kush inspiroheni për te shkruar?

Y.I:  Inspirohem, nga çdo gjë qe me rrethon, qofte edhe një flutur kur me kalon para syve..

7dite.info: A do te botoni librin tuaj te pare  dhe kur?

Y.I:  Libri im i pare, do dal se shpejti ne një te ardhme te afërt, dhe do jete me poezi dhe prozë.

7dite.info: A ju ndihmon facebooku për ti promovuar shkrimet tuaja?

Y.I:  Po facebooku më ndihmon për ti promovuar shkrimet, mbështetje te madhe me kane dhënë fansat ne Fan Pagen time Yllka Imeri

7dite.info: A keni pasur përkrahjen e familjes?

Y.I: Përkrahjen e familjes e kam vazhdimisht, por kur shkrova poezinë  e pare si nëntë vjeçare ata nuk më besuan, se unë mund të thur vargje me tematikë patriotike, dhe ishte një zhgënjim për mua, por me kalimin e kohës ata u binden se unë kam aftësinë e dhënë nga krijuesi i gjithësisë për të krijuar..

7dite.info:  Cili është shkrimtari juaj i preferuar?

Y.I: Shkrimtar im i preferuar është Albert Kamy, Rumiu, dhe Salvador Dali por pa i anashkaluar edhe krijuesit shqiptar Ismail Kadaren, Behar Gjoken,dhe Nazmi Rrahmanin

7dite.info: Çka i sugjeroni te rinjtë?

Y.I:  Të rinjve u sugjeroj të lexojnë sa më shumë, të njihen me kultura të reja, të mësojnë gjuhë të huaja, të bëjnë mendime kritike, dhe rrjetet sociale le ti shfrytëzojnë në të mirën e tyre.

7dite.info:  Faleminderit që gjetët kohë të jeni pjesë e intervistës ju urojmë suksese?

Y.I:  Faleminderit edhe nga ju që më dhatë mundësin të jem pjesë e intervistës dhe për përkrahjen e talenteve të rijnë.

 

 

Një poezi nga Yllka

N’ terr
Edhe sonte n’ terr
E unë t’u jetu në ketë Kosov, t’vogël e t’ varfun
E t’uj bo drit vetit veç me ni qiri
Ku flaka e tij pom kall për s’gjalli
Pom ban mi kujtu
Tragjeditë që m’kanë pushtu jetën teme..

E kjo flakë e këtij qiri
Pom ban me i bo vetit pytje
Pse?? Ndodhën ton këto gjana bash n’ mu..

N’ terr po digjem t’uj menu
Se nesër prapë ka me lind dielli
Prapë jeta ka me vazhdu..!
Yllka R. Imeri