Home SHKENCË Interesante: Si do të dukej bota, sikur aty të jetonin vetëm 100...

Interesante: Si do të dukej bota, sikur aty të jetonin vetëm 100 njerëz?

227
0
SHARE

Bota aktualisht ka rreth shtatë miliardë njerëz. Por, si do të dukej sikur aty të jetonin vetëm 100 njerëz? më poshtë një analizë interesante në këtë aspekt.

Azia, që është kontinenti më i populluar, do të kishte 60 banorë. Në Afrikë do të ishin 15, në Evropë 11, 9 në Amerikën Latine, ndërsa në Amerikën e Veriut vetëm pesë.

Në zonat rurale do të jetonin 49 vetë, ndërsa në ato urbane 51.

12 persona do të flisnin kinezisht, pesë spanjisht dhe anglisht, nga tre arabisht, hinduisht, portugalisht dhe atë bengali, nga dy rusisht dhe japonisht, e gjuhët tjera 60 të tjerë.

77 persona do të kishin shtëpi? 21 do të ishin të trashë, 65 me peshë mesatare, 15 të kequshqyer, ndërsa njëri do të vdiste nga uria.

Kur është fjala te niveli i varfërisë, 48 njerëz do të jetonin me më pak se dy dollarë në ditë. Nga 100 personat, 87 do të kishin qasje në ujë që mjaftueshëm e të pastër për përdorim. 75 do të kishin telefon celular, ndërsa vetëm 30 nga ta do të kishin qasje në internet.

Sa i përket arsimit të lartë, shtatë do të kishin diplomë, e 93 jo. 83 do të dinin shkrim-lexim, ndërsa 17 jo.

Kur është fjala tek feja, në botë do të ishin 33 të krishterë, 22 myslimanë, 14 hindu, shtatë budistë, 12 njerëz do t’i takonin ndonjë feje tjetër, ndërsa 12 do të ishin jofetarë.

Nga 0-14 vjeç do të ishin 26 vetë, 66 do të ishin të moshës 15-64, dhe tetë do të ishin më të vjetër se 65 vjeç. Ndërsa, raporti mashkull-femër do të ishte 50:50. /luginapress/