Home Aktuale Intelektualë e afarist nga Kosova e diaspora, takim miqësor me Shaip Kamberin

Intelektualë e afarist nga Kosova e diaspora, takim miqësor me Shaip Kamberin

124
0
SHARE

„Diaspora shqiptare, dihet, se ishte e do të mbetet arteria kryesore për të mirën e atdheut. Nuk mundem dot, që përpak minuta të numërojmë gjitha të mirat që ka bërë e që po bënë mërgata jonë“, tha ndër të tjera z.Kamberi

Bujanoc, 12 qershor

E shtuna zakonisht siç dihet është ditë pushimi, apo kur shumica e opinionit ishin drejtuar nga ekranet televizive për të përcjellur ndeshjen historike të futbollit, nëmes kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Zvicrës, ndeshje e shumë përfolur, kryetari i sapo zgjedhur i komunës së Bujanocit, z.Shaip Kamberi, menjëherë pas kësaj ndeshjeje historike, kishte gjetur kohë dhe mundësi, të takoj një grup intelektualësh e afaristësh të Luginës që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë e diasporë. Ky delegacion i përbërë nga Dr.sc.Llukman Halili, president i Institutit Shkencor Helvetikë të Europës Juglindore me seli në Zvicër, Dr.Dergut Aliu, drejtor i spitalit më me zë në Kosovë e rrethinë „Lindja“, në Prishtinë, Dan Imeri, afarist e veprimtar i njohur, si dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi, drejtor i Institutit Shkencor Helvetikë të Europës Juglindore me qendrën e saj në Bremgarten të kantonin Argau në Zvicër. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, falënderoi që të gjithë, që kanë gjetur mundësi të vijnë e ta takojnë dhe njëherit ta përgëzojnë. Delegacioni në fjalë, e uruan kryetarin Kamberi për suksese, i cili ishte i shoqëruar edhe nga Dr.Burhan Halili. Gjatë takimit miqësor, presidenti dhe drejtori i Institutit Shkencor Helvetik të Europës Juglindore në Zvicër, e njoftuan kryetarin e sapo zgjedhur, për disa nga projektet e këtij instituti shkencor dhe në një të ardhme të shpejt, të kenë një bashkëpunim nëmes veti, kur dihet, se edhe kjo trevë shqiptare, Lugina e Preshevës, ka një numër shumë të madh të mërgimtarëve që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër e më gjerë. Padyshim, z.Kamberi, ishte i hapur për bashkëpunim gjithmonë kur ka të bëj për të mirën e kësaj komune dhe duke e ditur rëndësinë e madhe që ka bërë mërgata shqiptare për Bujanoc, e në përgjithësi për të gjitha trevat shqiptare. Ai potencoi, se: „ Diaspora shqiptare, dihet, se ishte e do të mbetet arteria kryesore për të mirën e atdheut. Nuk mundem dot, që përpak minuta të numërojmë gjitha të mirat që ka bërë e që po bënë mërgata jonë. Edhe ne, po besoj shumë, se do të bashkëpunojmë edhe më shumë me mërgatën dhe do të hapim në zyre këtu në Bujanoc, që ka të bëj enkas për këtë pjesë të popullatës sonë“.

Bujanoci së shpejti me një zyre për diasporën

Presidenti dhe drejtori i këtij instituti shkencor, i propozuan kryetarit të komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, që të vizitoj më shpesh mërgatën nëpër ato shtete ku jetojnë dhe veprojnë dhe përmes kësaj zyreje, të jetë një urë më e fortë bashkëpunimi, duke e ditur, se mërgata më nuk është vetëm si fuqi e krahut për të punuar, por edhe shkencës. Në mërgim, edhe shumë të rinjë dhe të reja, kanë arritur suksese dhe çmohen në ato shtete ku jetojnë, e pse të mos pranohen me ide për të mirën e vendit të të parëve. Pra, të jenë më afër me vendin e të parëve dhe të kontribuojnë me dijen e përvojën që e kanë fituar në shtetet e zhvilluara. Kjo zyre, padyshim, do të jetë një lajm i mirë për të gjithë mërgimtarët tanë, kudo që jetojnë dhe veprojnë. Ndërsa Dan Imeri, afarist dhe veprimtar i dalluar, që është me prejardhje nga Tërnoci i Madh, e që jeton dhe vepron në Prishtinë, e uroi kryetarin Kamberi dhe i dëshiroi shumë suksese, duke u ndalur në ate, se Bujanocin ka dëshirë ta shoh mirë e më mirë dhe të vijnë gjithmonë lajme të mira nga ai vend. Gjithashtu, z.Imeri potencoi se: „Duhet të jemi edhe më të bashkuar, e të ecim me energji pozitive për të mirën e përgjithshme, e sidomos për gjeneratën e re, duke e pasur parasysh, se në Bujanoc e rrethinë është një papunësi e madhe“. Ndërsa Dr.Dergut Aliu me prejardhje nga Bujanoci e që jeton dhe vepron në Prishtinë, drejtor i spitalit „Lindja“, më me zë në Kosovë e më gjerë, pasi e uroi kryetarin Kamberi, ai bashkëbisedoi edhe për gjendjen aktuale të shëndetësisë në Bujanoc dhe bëri një krahasim me punën që bëhet në Kosovë dhe në Bujanoc. Dr.Aliu, ishte dhe është i gatshëm, të kontribuoj edhe për ato treva edhe në drejtim të shëndetësisë. Siç tha Dr.Aliu, se ka pacientë në spitalin e tij edhe nga Bujanoci e gjithë Lugina e Preshevës dhe pret në të ardhmen, që të lehtësojmë edhe më shumë, që ata banorë që jetojnë dhe veprojnë në Bujanoc dhe gjithë Luginën, të kenë shërbime më të mira dhe më të lehta. Z.Aliu shtoi, se gjithmonë, ka pasur dhe do të ketë dyert e hapuar për të gjithë ata që kanë nevoj me shërbimin më të mirë të mudshëm e profesional, duke e pasur parasysh, se ajo pjesë e atdheut, është në një gjendje të rëndë edhe ekonomike, papunësi e madhe dhe me shumë vështirësi shumë familje mezi se e kalojnë ditën. Me modesti Dr.Derguti, tregoi, se ka bërë dhe bënë lëshime, për ato familje, që vërtet kanë nevoj për mjekim, ai pa asnjë përtes ka shërbyer dhe shërben edhe në të ardhmen, duke e patur parasyh, detyrën e profesionin e tij të mjekësisë, në shërbim të qytetarëve në çdo kohë. Ndërsa Mr.sc.Dashnim Hebibi, drejtor i Institutit në fjalë, përcolli përshëndetjet edhe të dy shoqatave humanitare nga kjo trevë të Luginës së Preshevës me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit dhe Shoqatës Humanitare „Medvegja“ me qendrën e saj në Fully të Valisit. Z.Hebibi, e njoftoi kryetarin, se janë duke e punuar një Monografi rreth shoqatës Lugina e Preshevës në Zvicër, e cila në nëntor të këtij viti, mbush dhjetë vjet veprimtari. Monografi, që vjen menjëherë, pas botimit të Monografisë së Shoqatës Humanitare „Medvegja“, me titull: „30 vjet në shërbim të kombit“, me autor Dr.Llukman Halili dhe Mr.Dashnim Hebibi. Takimi zgjati rreth një orë dhe ishte shumë miqësor. Delegacioni nga Kosova e diaspora, me përshëndetjet më vëllazërore, u ndanë me njërit tjetrin, duke uruar që të jemi të gjithë bashkë, pozitë e opozitë dhe të ecin proceset te para, se tekefundit, siç thanë ata, jemi një, njihemi mes veti dhe të punojmë bashkë, se vërtet e meriton ajo popullatë, që dihet se në çfarë situate është. E krejt në fund, z.Kamberi, i pari i Bujanocit, tha, se kjo komunë, ka pasur dyert e hapura e do ti ketë për të gjithë dhe me shumë mund, do të mundohet, që të tejkalohen disa probleme që i ka kjo rrethinë, e padyshim, do të bashkëpunoj me të gjithë ata që duan vërtet të punojnë, që Bujanoci, të frymoj ashtu si e meriton. / Përgaditi: Dahest LUMA, Prishtinë