Home Aktuale Industria e medias është goditur nga COVID-19

Industria e medias është goditur nga COVID-19

210
0
SHARE

Kreshnik Mersinllari

Me shume gazetat, e me pas me radhe kane nisur te ndjejne mungesen e financimeve nga reklamat. Ne Shqiperi kjo industri nuk eshte e paster, pasi e dime se si dhe me çfare parash investohet. Por sido qe te jete po merr goditje dhe duhet mbeshtetur.
Jemi ne nje situate pandemie dhe qeveria ka deklaruar se do te mbeshtese industri te tjera duke mos e konsideruar median.
Aq me teper qe media po punon ne keto kohe e aq me teper qe kete po ia ofron publikut falas.
Le ta krahasojme me industrine e Turizmit. Do te kete mbeshtetje financiare per te, pavaresisht se askush nuk pret qe hotelet, resortet te ofrojne dhoma falas pasi te kene marre parate.
Edhe ushqimi eshte i nevojshem ne kete kohe, por nuk jepet falas ne dyqane.
Ilaçet po ashtu, nuk iken nga farmacia pa paguar, policia po paguhet gjate krizes, edhe mbledhesit e plehrave gjithashtu.
Keto jane te gjitha thelbesore per komunitetin ne nje kohe krize, por askush nuk pret qe keto mallra dhe sherbime te jene falas.
Pse kane frike mediat te ngrejne zerin? Produktet tona kane vlere. Njerezit paguajne per gjera me vlere.