Home LAJME Indi, të paktën 54 viktima nga një seri sulmesh mes bandave fisnore

Indi, të paktën 54 viktima nga një seri sulmesh mes bandave fisnore

30
0
SHARE

Të paktën 54 persona janë vrarë gjatë një serie sulmesh nga militantë fisnorë në shtetin verilindor të Assamit në Indi, bëri të ditur një zyrtar i policisë gjatë së mërkurës.

Sulmet ndodhën nga militantë të “Bodo” gjatë orëve të vona të së martës, tha inspektori i përgjithshëm S. N. Singh për CNN.

Kryengritësit “Bodo”, të cilët duken të irriturar mbi një bastisje të fundit të policisë që çoi në disa arrestime dhe sekuestrime armësh ndaj tyre, shënjestruan disa anëtarë të një tjetër komuniteti fisnor, tha shefi i policisë së shtetit Khagen Sarma.

Rajoni i varfër verilindor i Indisë ka një përqëndrim të lartë të grupeve ekstremiste me prejardhje të ndryshme, të cilët janë përfshirë në konflikte etnike dhe interesa politike.

Militantët “Bodo” njihen për tensione prej një kohe të gjatë me muslimanët e ardhur në Assam, sipas policisë. Por, në rastin konkret, ata sulmuan anëtarë të një tjetër komuniteti fisnor.

Sarma nuk dha emrin e fisit të vënë nën shënjestër të sulmeve, por i quajti ata “objektiva të lehta”. Ai tha se luftëtarët “Bodo” kanë përdorur armë të tipit pistoletë gjatë sulmeve të tyre.

Autoritetet kanë urdhëruar një shtetrrethim në zonat e sulmuara prej ekstremistëve, thotë policia, ndërkohë që ministri i Brendshëm indian, Rajnath Singh, pritet të vizitojë Assamin gjatë së mërkurës, për t’u njohur me situatën, tha zëdhënësi i tij K. S. Dhatwalia.