Home SPORT Iliz Azemi ka realizuar dy gola për Greuther Furthin. Kjo e fundit...

Iliz Azemi ka realizuar dy gola për Greuther Furthin. Kjo e fundit në shtëpi e mposhti Fortuna Dusseldorf me rezultat 4:1.

67
0
SHARE

Iliz Azemi ka realizuar dy gola për Greuther Furthin. Kjo e fundit në shtëpi e mposhti Fortuna Dusseldorf me rezultat 4:1.

Ilir Azemi ka shpërthyer. Sulmuesi i Kosovës ka realizuar dy gola për Greuther Furthin. Kjo e fundit në shtëpi e mposhti Fortuna Dusseldorf me rezultat 4:1.

Sulmuesi shtatlartë ka realizuar dy golat e parë në këtë përballje. Golin e epërsisë 1:0 e ka shënuar në minutën e 39-të, derisa avantazhin në 2:0 e ka ngritur në minutën e 55-të. Kurse, dy golat e tjerë i kanë realizuar Daniel Brosinski (65) dhe Zoltan Stieber (78).

Nëntë minuta pa përfunduar takimi, Azemi i ka liruar vednin Korcsmarit, derisa mbrojtësi kosovar, Mërgim Mavarj ka luajtur 90 minuta për Greuther Furthin në këtë takim.

Me këtë fitore, Greuther Furthin është ngjitur në vendin e dytë në renditjen tabelore me 48 pikë të tubuara, një më pak sesa Koln që gjendet i pari, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.