Home Aktuale Ilir Deda ndahet nga lëvizja Vetëvendosje, krijon parti të re

Ilir Deda ndahet nga lëvizja Vetëvendosje, krijon parti të re

135
0
SHARE

Ilir Deda nuk është më pjesë e lëvizjes Vetëvendosje. Ai largimin e tij nga kjo parti e bëri publike në një konferencë për media.

Sipas tij, ai dhe VV-ja kanë pasur dallime që kanë qenë publike, duke shtuar se “ne kemi dallime konceptuale, por e kemi një ndarje miqësore”.

Deda ka theksuar se në muajt e ardhshëm do jetë pjesë e një organizimi të ri politik.

Ish-anëtari i VV-së theksoi se ai i ka vendosur një vijë të kuqe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërkaq tha se beson se do të ketë bashkëpunim me VV-në, si front opozitar.

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Dardan Molliqaj, tha se ndarja e Ilirit nga VV-ja është një ditë jo e mirë për partinë.

Sipas tij, megjithatë VV-ja do të ketë një rritje të ndjeshme në zgjedhjet e ardhshme.

“A do të ishte më mirë me Ilirin, normalisht se po. Ajo që po synojmë me bo me Ilirin dhe Ilir me ne, është me godit regjimin. Duhet më gjetë rrugë që ta godasim regjimin. Në emër të VV i dëshiroj ilirit sukses dhe me falënderu ër punën e bërë bashkë me të”, ka shtuar Molliqaj.