Home LAJME IGFM reagon ndaj ndërhyrjes brutale të policisë dhe ushtrisë së Maqedonisë...

IGFM reagon ndaj ndërhyrjes brutale të policisë dhe ushtrisë së Maqedonisë në Kumanovë

163
0
SHARE

Forumi Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut, dega Maqedoni reagon ndaj ndërhyrjes brutale të policisë dhe ushtrisë së Maqedonisë. Forumi ynë disponon të dhëna se një pjesë e grupit janë njerëz të sigurimit sllavë, një pjesë të manipuluar dhe të tjerët njerëz që kanë probleme me ligjet në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

Ne nuk e dimë se përse u zgjodh Kumanova dhe Lagjia e Trimave për tu bërë luftë e pa dëshirueshme, luftë pa ideal dhe shkak. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Maqedonisë të dëmshpërblejë qytetarët të cilët u është dëmtuar prona private e cila është vënë me djersën e ballit. U bëjmë thirrje politikanëve maqedonas dhe shqiptar se mbijetesa e tyre në fushën e politikës mos të bëhet mbi kurrizin e popullit duke bërë kurbane.
Jeta dhe prona e njeriut janë të shenjta dhe askush ska të drejtë ti dëmtojnë. Asnjeri nga të arrestuarit mos të ushqejë asnjë iluzion se janë tradhtuar nga popullata shqiptare, por janë tradhtuar nga ata që e përgatitët këtë skenar të fëlliqur. Në mesin e të arrestuarve ka njerëz me të shkuar të dyshimtë, prandaj ju lutemi mos dyshoni në vlerat e BESËS shqiptare që shqiptari për fjalën bënë kurban edhe djalën.
Incidenti në Kumanovë është i njëjti skenar si ai i Brodecit më 2007, si ai i Radushës më 2010, por ka dallim se situata u doli nga duart padronëve sllavë me vasalët e tyre shqiptar. Populli tashmë i njeh mirë ata njerëz, ata shqiptar të cilët për përfitime personale janë në gjendja të vrasin fëmijë, të djegin shtëpitë e popullit, por ka vdekur koha e frikësimeve dhe e dhunës kolektive, tashmë ne jemi në gjendje të dallojmë qartë të mirën nga e keqja.Forumi Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut, do jetë pranë popullit të thjeshtë gjithnjë për ti ndihmuar në këtë situatë të rëndë. Kërkoj nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare që ta ndjekin nga afër gjendjen e sigurisë në Maqedoni dhe posaqërisht të interesohen për realizimin e të drejtave kombëtare të Shqipëtarëve dhe të mos e provokojnë mosdurimin e tyre kundrejt pushtetit .Andaj IGFM-ja shpreh shqetësimin se vala e këtyre aksione antishqiptare nuk po nderpritet por po vazhdon me të njejtin avaz dhe në ditët e sotme .
Apeloj tek OKB-ja , Këshilli i Europes , Konferenca për paqe dhe UNESKO-së dhe në organet tjera ndërkombëtare që të angazhohen seriozisht në zgjedhjen e raporteve të barazisë nacionale në Maqedoni si parakusht për stabilitetin dhe paqen afatgjate në Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë tu themi STOP njëherit dhe përgjithmonë proceseve politike dhe pabarazisë thuhet në reagimin e IGFM-së në Maqedoni me kryetari Idriz Sinani.