Home LAJME I vdes burri nga pirja e duhanit, gjykata dënon kompaninë e cigareve

I vdes burri nga pirja e duhanit, gjykata dënon kompaninë e cigareve

88
0
SHARE

Një rast i veçantë është shënuar në një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndonëse tek ne një ankesë e tillë nuk do të merrej fare parasysh, gjykata ka shpallur fajtore një kompani cigaresh për vdekjen e një burri nga kanceri i mushkërisë.

Rasti po bën xhiron nëpër shumë media botëror, ndërsa sipas rrjetit “CNN”, Cynthia Robinson paditi gjigandin e cigareve “RJ Reynolds”, duke fajësuar për vdekjen e bashkëshortit të saj në vitin 1996. Burri i saj vdiq nga kanceri në mushkëri i shkartuar nga duhan pirja dhe sipas kësaj zonjë fajtore është kompania në fjalë.

Bashkë me avokatin e saj mbrojtës ata argumentuan se “RJ Reynolds” nuk kishte marrë masat e duhura sa i përket paralajmërimit në paketë lidhur me dëmet e duhanit. Sipas tyre, burri i saj Michael Johnson, krijoi varësi ndaj duhanit për shkak se mungonte një paralajmërim i tillë.

Gjykata vendosi në favor të gruas dhe tani kompania është e detyruar t’i paguajë asaj plot 23.6 miliardë dollarë. Po ashtu është gjobitur me 16,8 milion dollarë. Kompania ka deklaruar se do ta apelojë vendimin, pasi shuma sipas tyre që duhet të paguhet është shumë e madhe.

LEAVE A REPLY