Home Aktuale I jepet lamtumira e fundit arsimtarit Nijazi Bajrami nga Tërnoci

I jepet lamtumira e fundit arsimtarit Nijazi Bajrami nga Tërnoci

296
0
SHARE

Sot në varrezat e fshatit Tërnoc  iu dha lamtumira e fundit,punëtorit të arsimit dhe aktivistit të kulturës, Nijazi Bajrami.

nijazi-bajrami-123

Nijazi Bajrami përveç që ishte punëtorë në arsim ishte i dhënë edhe pas artit dhe kulturës.

    Nga viti 1981 ishte anëtar i SH.K.A”Jehona” nga Tërnoci.Aktroi në shum drama kurse jehonë më të lartë pati në rolin e Beqir Agës në dramën e Halit Gashit në vitin 1981.

  Ndërkohë edhe pse në moshë Nijaziu iu përgjigj ftesës që përsëri të luaj rolin e Beqir  Agës të dramës së Halit Gashi në SH.K.A “Zëri i Luginës”.

   Nijaziu ishte komunikues me kolegë e i afërt me nxënës në shkollën fillore” Muharrem Kadriu” në Tërnoc ku dhe punoi.

15050023_1324642324222356_1021322389_n

    Nijazi Bajrami ndërroi jetë të premtën më 12 nëntor 2016. Ndërkoh sot në praninë e familjarëve, kolegëve, shokëve, nxënësve e bashkëfshatarëve iu dha lamtumira e fundit duke i kujtuar veprat e tij me vlerë në lëminë e arsimit dhe kulturës. Nijaziu pas veti la dy djem dhe tre vajza./Lugina Press/