Home Aktuale I jepet lamtumira e fundit Almedina Maksuti – Rashiti nga Bujanoci(Foto)

I jepet lamtumira e fundit Almedina Maksuti – Rashiti nga Bujanoci(Foto)

58
0
SHARE

Qindra qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit sot Almedina Maksuti – Rashiti nga Bujanoci!
Almedina Maksuti – Rashiti ndërroi jetë në orët e mëngjesit të së  mërkurës pas një sëmundje të rëndë, në moshën 29 vjeçare. Almedina (Hajrush) Maksuti, ishte juriste me profesion, dhe për një kohë punoi në Prishtinë. Almedina, ishte e martuar në Tërnoc, dhe pas vete ka lënë djalin, Arisin 4 vjeç.

Portali informativ Lugina Press i shpreh ngushëllime familjes Maksuti e  Rashiti për vdekjen e vajzës dhe nusës duke e lutur Krijuesin e gjithësisë që të ndjerën të e shpërblen me xhen-net./Lugina Press/