Home Aktuale I dituri që të dituronte

I dituri që të dituronte

122
0
SHARE

 

Nga Lefter Çipa

Profesor Dhimitër Shuteriqin e kisha njohur pa u takuar për së afërmi, nëpërmjet shkrimeve dhe studimeve të tij. Punime që i kryente dhe botonte herë pas here nëpër botime dhe organe, sidomos tek gazeta javore “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Më tërhiqnin artikujt e botuar për folklorin shqiptar në veçanti, folklorin e Jugut, të Toskërisë dhe të Labërisë së madhe, ku mençuria dhe dituria e tij më dritësonte shpirtin tim të etur dhe të pasionuar për folklorin e vendeve të mia, sidomos për këngën dhe vallen labo-himariote. Eshtë vështirë që të gjykohet dikush i panjohur dhe i pa takuar ndonjëherë, madje pa psur rastin për t’i shtrënguar dorën përshëndetjes. Mirëpo në shpirtin tim, Dhimitër Shuteriqi kishte bërë folenë e admirimit.

Me të vërtetësisht ëndërroja të takohesha dhe të miqësohesha … Bëhej fjalë për një personalitet të veçantë, të cilin unë e imagjinoja si një njeri të jashtëzakonshëm, me virtytet, bukurinë, zgjuarsinë dhe shtatskalitjen ku spikaste urtësia, maturia dhe durimi. Dëgjoja shpesh prej intelektualëve që e njihnin, se ishte i ditur i paaritur. Në tërësi, nisa të lexoja veprat e tij të botuara, që nga studimet filologjike, kritikat letrare, studimet dhe prurjet me të dhëna për folklorin dhe deri tek studimet historike. Çdo ditë më rritej vlerësimi, dashuria e heshtur, admirimi i plotë dhe i hapur në bisedat që bënim në grupe. Më pëlqente portreti i tij dhe sidomos mënyra e komunikimit dhe e ligjërimit në intervista në revista, gazeta apo televizion dhe radio. Kur e ndiqja në periudhën e parë të krijimtarisë sime, shpesh thosha e veten: vërtet do ta kem për fat të njihem dhe të bashkëbisedoj e të miqësohem me këtë shkrimtar të vendit tim, i cili çdo ditë më aspironte ndjenjat e një moshe djaloshare në fushën e kulturës. Zëri i punës së Dhimitër Shuteriqit u dëgjua si një zë i lartësisë së mesazheve shpresëdhënëse, të vazhdimësisë dhe pandërprerjes në fushën e letërsisë shqipe. Ai inkurajoi gjithë intelektualët dhe krijuesit në arenën kombëtare, sepse shkrimtari Shuteriqi ishte një personalitet i talentuar. Ai mbartte një univers të pashterueshëm në disa fusha akademike. Ishte një shkrimtar i kompletuar me një kulturë të gjerë kombëtare dhe europiane. Ishte, i pari ndër të parët, që dritësoi në fushën e trashëgimisë folklorike, si një docent i dhembshur për visaret e kombit dhe të popullit të shumëvuajtur. I përcillte të dhënat dhe dashurinë me një dritësim të pamjegulluar, duke depërtuar në shekuj të errësirës dhe zezimit. Ai shfaqej publikisht me një shpirt plot dritë dijeje, kulture, identiteti dhe papërgjunje ndër rrethet e ndryshme dhe në raport me korrentet e shumta. Shuteriqi, si një atdhetar i diturisë dhe zgjuarsisë largpamëse, pati kurajon dhe guximin të reflektonte me kujtimet, studimet dhe krijimtarinë shpesh të paarritshme, dimensionet dhe përmasat vetiake prej personaliteti. Në një ndër ditët e bukura, pas shumë vitesh, pata rastin të takohesha me shkrimtarin e fismë dhe studiuesin sqimatar. Ishte viti 1971. Në Tiranë zhvillohej Kongresi i VI i Partisë së Punës. Si gjithë grupet e tjera artistike të Shqipërisë, Grupi Fosforik i Pilurit ishte caktuar për të marrë pjesë në koncertin jubilar. Ishte nëntori olimpik i festave tradicionale të historisë kombëtare. Natyrisht, në ato vite të furtunave politike, ishte privilegj të zgjidheshe për një koncert të tillë. Kishte kritere të ndryshme, por spikaste si kryesor prurja artistike. Arritjet artistike të Pilurit i kishin dhënë mundësi të sillte këngën “Komisar i kohëve”. Ishte numri më i madh i pjestarëve të grupit prej 18 vetësh; gjashtë vajza dhe dymbëdhjetë burra. Natyrisht entusiazmi dhe mosha shtonin energjinë dhe shpërfaqnin një temperament artistësh të rinj gjithë impulse. Kjo tërhiqte maksimalisht vëmendjen e artistëve dhe shkrimtarëve të vendit të cilët përgjithësisht merrnin pjesë në ciklin e këtyre veprimtarive të fundvitit. Mbas shumë ditësh provash të tensionuara, një mbasdite në Pallatin e Kulturës së Tiranës, vjen si i dërguar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, piktori Petro Kokushta dhe më kërkon personalisht. Pasi u përshëndetëm, u takuam si patriotë nga një krahinë, (ai nga Vunoi dhe unë nga Piluri), shkuam në bufenë e Pallatit për të pirë një kafe. Në bisedë e sipër, Petro më thotë : I dashur Lefter, nesër në mbasdite, pasi të mbaroni provat, jeni të ftuar në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve për një koncert miqësor dhe argëtues në sallën e Lidhjes. Atje do të asistojnë shkrimtarët Dhimitër Shuteriqi, Dritero Agolli, Petro Marko dhe shumë e shumë të tjerë. Do të jetë kënaqësi e madhe edhe për ju si Grup i Pilurit, por edhe për neve si Lidhje, sepse është në prag të Kongresit. Kështu kam besim që dhe ju e keni të kënaqshme një ftesë të tillë që u bëhet nga ana jonë, si një institucion që i përket anës shpirtërore. Kështu u dakorduam për kryerjen e aktivitetit të nesërmen pasdite. Dhe kështu u bë. Të nesërmen pasdite shkuam në Lidhje. Salla