Home RISI & KURIOZITETE I dërgoi mesazhe prekëse të dashurit në aeroplanin e zhdukur (Video)

I dërgoi mesazhe prekëse të dashurit në aeroplanin e zhdukur (Video)

138
0
SHARE

E dashura e një amerikani, që ishte pasagjer në aeroplanin e zhdukur të “Malaysia Airlines”, i kishte dërguar atij një mori mesazhesh dashurie përmes Facebook-ut, duke shpresuar se do t’ia lehtësonin dhembjen dhe do t’i ndihmonin që së shpejti të jenë sërish bashkë.
Derisa vazhdonin kërkimet për aeroplanin e zhdukur Sarah Hamil Bajc, profesoreshë në shkollën ndërkombëtare të biznesit në Kinë, i kishte shkruar letra dashurie të dashurit të saj Philip Wood, përmes të cilave e ka njoftuar se si po e kalon ditën dhe për të gjitha imtësitë jetësore që nuk i ka shijuar ai nga 8 marsi, kur aeroplani ishte zhdukur, transmeton Telegrafi.

“Më i dashuri im… kjo është e shtuna e dytë që kur u zhduke”, ka shkruar ajo në një postim.

“Nuk mbaj mend shumëçka nga e shtuna e kaluar, por i kam kaluar ditët duke menduar për ty. E kam kthyer filmin mbrapa dhe kam kujtuar momentet e lumtura… kemi ndarë së bashku aq shumë lumturi, aq shume qetësi, aq shumë dashur. Je bërë pjesë e pandarë e imja”.

Në postimin tjetër Sarah shkruan se shpreson që ai ka mundësi të pushojë atje ku gjendet tash dhe se i japin diçka për të ngrënë.

“A ka gjasa që të shërbejnë me një gotë verë për darkë?”.

Ajo në Facebook gjithashtu ka postuar çdo gjë që merr vesh për aeroplanin e zhdukur. Në njërën nga porositë e saj zbulon se është e dëshpëruar për mënyrën se si autoritetet malajziane po zhvillonin hetimet.

“Jofunksionale, kjo mund të jetë fjala kryesore!!!”.
Në një intervistë për rrjetin “ABC news” ajo ka rrëfyer se kishte planifikuar të takohej me të dashurin e saj në Kuala Lumpur, ku kishin planifikuar të fillojnë jetën e përbashkët. Kur ishte zhdukur aeroplani Wood ka qenë në rrugë për në Pekin në mënyrë që t’i ndihmonte të dashurës që të zhvendosej në Kuala Lumpur.

Më së shumti më frikëson pavarësia”, thotë ajo. “Atëherë kur fare nuk e di, plaga bëhet më e thellë. Jo që nuk mund të shërohet, por bëhet gjithnjë e më e madhe”.