Home LAJME Shtatë të arrestuar si pjesë e aksionit antidrogë “Rrjeta”

Shtatë të arrestuar si pjesë e aksionit antidrogë “Rrjeta”

800
0
SHARE

Shtatë veta janë arrestuar nga policia e Maqedonisë në kuadër të operacionit antidrogë “Rrjeta”. (Video)

Në këtë operacion ku u konfiskuan 23 kilogram marijuanë kanë përfunduar në pranga katër shtetas të Maqedonisë të moshave prej 22 deri 52 vejç si dhe tre shtetas kroat të moshave prej 40 deri 54 vjeç.

Dy shtetas të tjerë shqiptarë janë të dyshuar si pjesë e grupit dhe se ata janë në kërkim nga autoritetet e Shkupit.

Grupi i organizuar kishte siguruar drogën në Shqipëri, duke e transferuar në rrugë ilegale në Maqedoni, gjegjësisht në zonën e Dibrës dhe se ata synonin që drogën ta transportonin drejt Kroacisë dhe vendeve tjera evroperëndimore. (INA)