Gjatë një vizite që ia bëri Luginës së Preshevës hoxha nga Tirana Neki Kaloshi me rastin e realizmit të projektit të shpërndarjes së dhurimit të çantave shkollore dhe mjeteve kancelarike nxënësve të shkollave publike është lutur që në këtë rajon të mbretëroj paqa.
Në një aksion të përbashkët midis përfaqësuesve të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjës (BIPMB) dhe përfaqësuesve të Fondacionit Alternativa e së Ardhmes “ALSAR”, nga Shqipëria, përkatësisht të një donacioni nga Holanda, u bë shpërndarja e materialit shkollor: çanta, fletore, kompasë, lapsa, vizore etj, nëpër shkollat e Komunës së Bujanocit dhe Preshevës.
E në fund u bë dhe duaja nga Hoxhë Neki Kaleshi përfaqësues i Fondacionit”Alasar” duke u lutur që të mbretëroj paqa dhe qetësia.
Hoxha nga Fondacioni “Alsar” lutet që Allahu rajonin e Luginës ta bëjë vend të qetë e ku sundon e mira.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=mmIV_VM1ccM ” width=”560″ height=”315″]