Home Aktuale Hoxhë Mehmet Morina një jetë të tërë në shërbim...

Hoxhë Mehmet Morina një jetë të tërë në shërbim të profesionit dhe misionit

318
0
SHARE

Mehmet Morina i lindur më 1952 në Topanicë të Dardanës sot i dha fund karrierës së tij si imam pas 41 viteve.

Hoxhë Mehmet Morina qysh si fëmijë kishte në shpirt misionin  e thirjes së në Islam,  ndaj që në moshë të re ia mësiu profesionit të  bëhet hoxhë.

Ndonëse në atë kohë kishte vështirësi dhe pengesa të mësohet feja përshkak sistemit të  atëhershëm ,  mësimet e para Kuranit  i mori tek nëna e tij e më pas tek hoxha Nazmi Morina.

Pas shkollimit fillore,shkollimin  e mesëm e përfundoi në  Damask të  Sirisë. Krahas saj  ishte  nxënës i dijetarit të njohur , shejh Abdul Kadër Arnauti.  Ndrëkaq studimet e larta i përfundoi   në Universitetin e Medinës. Pas përfundimit të studimeve u kthye për ti shërbyer vendlinjdes së tij.

Gjatë jetës së tij shërbeu si  imam në xhami të  ndryshme të  Kosovës. Së fundmi ishte imam në xhaminë e vjetër të fshatit Koretin të Kamenicës  ku shërbeu  që  prej vitesh. Kështu që sot po nga kjo xhami në namazin e xhumasë  i dha fund karrierës së tij si imam, duke lënë pas vete një bagazhë të gjërë veprash si imam dhe në misionin e thirjes në Islam./Lugina Press/