Home LAJME Hoxhaj: Nesër miratohet MSA-ja për Kosovën

Hoxhaj: Nesër miratohet MSA-ja për Kosovën

10
0
SHARE

Komisioni Evropian (KE) nesër do ta miratojë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj.

“Kjo është bërë e ditur sot në Parlamentin Evropian dhe është lajm i mirë për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter.

Ky është hapi i parë që Kosova si shtet e bën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas MSA-së vije faza e aplikimit për vend kandidat, pastaj kandidatura dhe hapja e negociatave përfundimtare për anëtarësim, e që është proces i gjatë.

Ndryshe, procesi i MSA-së me BE-në është një proces përgjatë të cilit vendi që ka dëshirë të krijojë marrëdhënie më të afërta me BE-në – sidomos në fushën e tregtisë së lirë – dhe kalon nëpër reforma legjislative dhe administrative për tu përgatitur për një gjë të tillë.