Home Aktuale Hoxha nga Kaçaniku Florim Neziraj në kërkim të dy policëve(video)

Hoxha nga Kaçaniku Florim Neziraj në kërkim të dy policëve(video)

81
0
SHARE

Kryemami i Kaçanikut i cili është edhe zhytës vullnetar, Florim Neziraj që nga fillimi i’u është bashkuar policisë  së Kosovës dhe FSK-së në kërkim të dy policëve të cilët janë  rrokullysur me veturën  zyrtare në  Lumin Lepenc në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Kryemami i Kaçanikut i cili është edhe zhytës vullnetar, Florim Neziraj është i sigurt se dy policët e zhdukur Malësor Dashi dhe Armend Trena kanë rënë në lumë.

Ai thotë se nuk beson në teoritë tjera që po qarkullojnë se policët mund të mos ishin në veturë në momentin e aksidentit.

“S’besoj në teori të tilla”, tha Neziraj në Pressing të T7.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e dëshmitarit i cili thotë se nuk ka parë trupa njerëzish edhe pse ka qenë në vendin e ngjarjes vetëm pak minuta pas aksidentit.

Ndryshe Florim Neziraj përveç se imam është  dhe zhytës, parashutist me paragluide dhe motorist ./Lugina Press/

Hoxha nga kaçaniku po kerkon dy policet e zhdukur me ekipen e vet hoxh Florim Neziraj

Posted by Hani i Elezit on Tuesday, 1 May 2018

 

Posted by Florim Neziraj on Sunday, 29 April 2018