Home Aktuale Hoxha Flurim Neziraj rrezikon jetën gjatë kërkimit të policëve në lumë(video)

Hoxha Flurim Neziraj rrezikon jetën gjatë kërkimit të policëve në lumë(video)

886
0
SHARE

Hoxha nga Kaçaniku Flurim Neziraj një vullnetar i angazhuar në operacionin në kërkim të dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të zhdukur që nga e shtuna në mbrëmje pas aksidentit me veturën zyrtare, me të cilën dyshohet se ranë në ujërat e Lepencit, ka rrezikuar jetën në lumin e rrëmbyeshëm.

Kamera e KALLXO.com ka kapur momentet dramatike kur vullnetari Fluerim Neziraj  ishte në rrezik për jetën teksa po merrte pjesë në operacionin e kërkimit të policëve të zhdukur.

Rasti ka ndodhur në momentin kur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte në Shtabin e Emergjencës, duke biseduar me zyrtarët e Policisë e të FSK-së rreth operacionit që po zhvillohet që nga e shtuna në mbrëmje.    https://youtu.be/oLNC8xCLhxw

Siç shihet në pamjet e KALLXO.com, vullnetari shpëton në çastet e fundit për shkak se ishte i rrezikuar nga uji i rrëmbyeshëm i i lumit Lepenc

 

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=oLNC8xCLhxw    ” width=”560″ height=”315″]