Home LAJME Horizonti:Urime muaji i Ramazanit(Video)

Horizonti:Urime muaji i Ramazanit(Video)

43
0
SHARE

Të nderuar besimtarë!

Nesër është dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të mëshirës, faljes, bereqetit e të mirësisë, ndaj Organizata Humanitare Kulturore ”Horizonti ”nga Bujanoci të gjithë besimtarëve të fesë islame e në veçanti besimtarëve të Luginës së Preshevës me përgëzimet më të sinqerta i uron muajin e shenjtë të Ramazanit , duke i dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar tek Krijuesi  i gjithësisë. Agjërimi  duhet të shoqërohet edhe me vepra, punë e fjalë të mira duke u solidarizuar me ata që kanë nevojë dhe duke u ruajtur  nga veprat e ndaluara.  Muaji i Ramazanit, përmes agjërimit, e mëson njeriun  të ketë  dashuri dhe sinqeritetit ndaj familjes dhe shoqërisë dhe të tregohet solidar ndaj fëmijëve, familjes, rrethit, skamnorëve, jetimëve, vlera këto për të cilat ka  nevojë edhe në  rajonin e Luginës së Preshevës. Lusim All-llahun e lartëmadhëruar që Ramazani  të jetë përkujtues për të gjithë që duhet  të ndihmojmë njëri tjetrin me humanitet  dhe të   tregojmë respekt ndaj njëri tjetrit, po ashtu të kenë rrespket të ndërsjellë ndaj  shprehjes së lirë.  Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë  të Ramazanit dhe një herë  i’u shprehim  urimet dhe përgëzimet më të më të mira e të sinqerta , duke e lutur  All-llahun e lartëmadhëruar  që të na pranojë agjërimin, namazin, sadakanë dhe adurimet tona.

Amin!

 Organizta Kulturore Humanitare”Horizonti”

Rijad Demiri, kryetar

 [youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=_foR3-5gzH4&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]

LEAVE A REPLY