Home SPORT Hoeness: Nuk ka çmim për Neuer

Hoeness: Nuk ka çmim për Neuer

167
0
SHARE

Admirim dhe vlerësim maksimal për Manuel Neuer. Për presidentin e Bayernit të Mynihut, Uli Hoeness ka vetëm elozhe në adresë të heroit të portës bavareze, sidomos pas paraqitjes fantastike të tij në fitoren 2-0 kundër Arsenalit në Champions League. Gardiani 27-vjeçar neutralizoi një penallti të Mesut Ozil, eliminoi pa rrezik disa raste të tjera, ndërsa impresionoi edhe me pasime të sakta.

“Ato që po bën Neuer pa dyshim që e vendosin atë në shkallën më të lartë. Nuk ka një çmim për këtë lojtar. Portieri jonë nuk qëndron i fokusuar vetëm te kuadrati që ka përpara dhe disa njerëz duket se e harrojnë diçka të tillë. Eshtë vetëm çështje kohe, kur ta shikojmë Neuer një ditë duke luajtur në gjysmën e fushës së kundërshtarit. Mbrojtësit tanë kanë siguri kur e kthejnë topin në portë dhe Neuer në mënyrë perfekte me të dyja këmbët mund ta pasojë më pas te lojtarë të tjerë”.

Kartoni i kuq për portierin e Arsenalit, i shoqëruar me penallti, është një episod nga takimi i të Mërkurës që ka ndezur edhe njëherë debatin për rregullin e ndëshkimit të 3-fishtë. Duke mbështetur opinionin e Neuer por jo vetëm, presidenti Hoeness bëri thirrje që kjo pikë e rregullores të rishikohet dhe të ndryshohet.

 

LEAVE A REPLY