Home RISI & KURIOZITETE Hidhen nga kulla më e lart në botë!

Hidhen nga kulla më e lart në botë!

6
0
SHARE

Ata u ngjitën në ndërtesën më të madhe në botë. Shkuan lart, në majën e ‘Burj Khalifa’, ndërtesë kjo që gjendet në Dubai.

Në këtë video të re, tregohet se si Vince Eeffet dhe Fred Fugen thyejnë rekordin e ri në botë, duke u ngjitur në majën e ndërtesës më të madhe në botë ‘Burj Khalifa’, dhe më pas janë lëshuar nga ajo.

Ata morën pjesë në ‘Base Jump’ e cila është një ndër lojërat më të rrezikshme sa i përket sportit.

Kjo nuk është hera e parë që persona të ndryshëm kanë kërcyer nga kjo kullë, por në të kaluarën këto janë bërë nga pjesa më e ulët e kësaj kulle.