Home SPORT Heldt: Ndaj Bayernit pa gabime

Heldt: Ndaj Bayernit pa gabime

98
0
SHARE

Humbja turpëruese që pësoi ndaj Realit të Madridit në raundin e 1/8 të Uefa Champions League, ishte e para për Schalken në vitin 2014. Megjithatë pavarsisht humbjes 6-1, “Blutë Mbretërorë” nuk kanë aspak kohë të mendojnë për disfatën ndaj merenguesve pasi këtë të Shtunë I pret një tjetër përballje shumë e fortë. Skuadra e Jens Keller do të udhëtojë në “Alianz Arena” për t’u përplasur me Bayern Munich. Për menaxherin e përgjithshëm të bluve, Horst Held, Bayerni është një skuadër akoma më e fortë edhe se Reali dhe nëse skuadra e tij dëshiron të bëjë një paraqitje dinjitoze ndaj kampionëve të Gjermanisë duhet të mos përsërisë gabimet që bëri në sfidën ndaj Realit.

“ Loja e Bayernit është e ndryshme nga ajo e Realit. Por kjo nuk do të thotë aspak që ata luajnë më keq se Reali, pasi me mënyrën e tyre të të luajturit ata janë shumë të sukseshëm. Nëse dëshirojmë të paraqitemi mirë dhe të marrim rezultat ndaj tyre ne duhet të marrim mësim nga gabimet e sfidës së fundit, që të mos t’i përsëritim më ato. Ndaj Realit lojtarët tanë bënë shumë gabime individuale, por edhe si skuadër gabuan shumë, dhe unë shpresoj që këto gjëra të mos përsëriten më ndaj Bayernit, pasi nëse ndodh sërish rezultati I këtij takimi mund të jetë I ngjashëm me atë ndaj Realit”.

Për takimin përballë skuadrës së Guardiolës, Schalke do të vuajë mungesën e mbrojtësit brazilian Felipe Santana, I cili pësoi një dëmtim në takimin ndaj madrilenëve. Mungesën e Santanës e konfirmoi edhe vetë trajneri I “Bluve Mbretërorë” Jens Keller, I cili theksoi se 27-vjeçari do të mungojë për disa javë. Edhe Kevin Prince Boateng është në dyshim për takimin kundër Bayernit, ndërsa Jens Keller nuk do të mund të mbështetet te Uchida , Aogo, Clemens e Kirschof të cilët janë të dëmtuar prej disa kohësh.

LEAVE A REPLY