Home LAJME Hashim Thaçi: pranimi i Kosovës në FIBA “një trepikësh spektakular”!

Hashim Thaçi: pranimi i Kosovës në FIBA “një trepikësh spektakular”!

133
0
SHARE

Hashim Thaçi i është gëzuar pranimit të Kosovës në FIBA. Në një postim të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme në profilin e tij në FB theksohet se ky është një lajm fantastik për Kosovën. Në vijim postim i Hashim Thaçit:

Një lajm fantastik për Kosovën. Trepikësh spektakular! Kosova u anëtarësua në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit, FIBA. Kjo arritje është fryt i përpjekjeve të brezave të shumtë të kosovarëve të të gjitha fushave. I përgëzoj FBK-në, të gjithë basketbollistët dhe sportdashësit për këtë sukses të madh i cili do të fuqizojë edhe më tej afirmimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare. HTH