Home Aktuale Hasani: Nuk do të ekzistojnë kufijtë me luginën në fushën e arsimit

Hasani: Nuk do të ekzistojnë kufijtë me luginën në fushën e arsimit

287
0
SHARE

Me ftesë të kryetarit të Këshillit kombëtar shqiptar JonuzMusliu, në Luginë të Preshevës për vizitë dy ditore po qëndron delegacioni i Republikës së Kosovës i përbërë prej deputetësh nga Komisioni për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini dhe sport i kryesuar nga deputeti Nait Hasani dhe ambasadori i akredituar në Beograd z. Valdet Sadiku.

foto1
Në përbërje të delegacionit ishin edhe anëtarët e Komisionit, si: Teuta Haxhiu, Shpejtim Bulliqi, Shukrije Bytyqi dhe Ismail Kurteshi.
Vizitën zyrtare e filluan në Këshillin kombëtar shqiptar, ku u pritën nga kryetari i Këshillit, anëtar si dhe një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës.
Kryetari i Këshillit, Jonuz Musliu, deputët e Kuvendit të Kosovës fillimisht i njoftoi me përbërjen dhe funksionimin e Këshillit, si dhe me punën që e bënë.
Më tej, delegacioni në fjalë u njoftua me problemet e shqiptarëve në Serbi, veçanërisht mungesa e teksteve shkollore në të gjitha nivelet e arsimit, shpejtimi i procesit të njohjes së diplomave universitare dhe angazhimin konkret lidhur me lejimin e përdorimit të teksteve shkollore nga Kosova dhe Shqipëria.
Ndërkaq,deputeti Nait Hasani theksoi që kjo është vizita e pare zyrtare në vendbanimet shqiptare në Luginë të Preshevës, prandaj shprehu përkushtimin e tij për zgjidhjen e këtyre problemeve në kuadër të punëve që bënë Komisioni i arsimit dhe angazhimin e tërësishëm të institucioneve të Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Gjithashtu, theksoi bindjen e tij që kufijtë në fushën e arsimit dhe bashkëpunimit nuk do të ekzistojnë tani e tutje./Lugina Press/