Home Aktuale Hasani: Në Luginë kemi parë brengat dhe hallet e shumta të qytetarëve...

Hasani: Në Luginë kemi parë brengat dhe hallet e shumta të qytetarëve shqiptarë

107
0
SHARE

Përfaqësuesit e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, pranë Parlamentit të Kosovës , të kryesuar nga drejtuesi i tij, deputeti Nait Hasani, sot kanë takuar kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

DSCN8851

Në këtë takim është biseduar për preukopimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës sa i përket qështjes së arsimit , situatën politike dhe të sigurisë dhe ate të zhvillimit ekonomik.

Arifi e Hasani
Krytari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi pas takimit theksoi se shpreson që delegacioni kosovarë ka pranuar kërkesat që ti dalë në ndihmë Kosova shiptarëve të Luginës së Preshevës.
“ Besoj se deputeti Hasani së bashku me delgacionin kanë pranuar kërkesat tona sa i përket ndihmës të cilën duhet të na jep Kosova sa i përket qështjes së arsimit, e falënderova gjithashtu delegacionin për kontributin që ka bërë Kosova deri më tash për luginën e preshevës sepse shumica e të rinjëve shqiptarë studiojnë në Kosovë dhe kjo është një ndihmë e madhe për shqiptarët e luginës” theksoi Arifi.

Ndërkaq kryetari i komisionit parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport nga Kosova, Nait Hasani theksoi se është kjo hera e parë e një delegacioni të drejtpërdrejt zyrtarë të shqiptarëve të Koosvës që vjenë në Serbi dhe Luginë të Preshevës.
Deputeti Hasani theksoi se dje kishim takim në Këshillin Kombëtar, po ashtu edhe në Preshevë sot në Bujanoc dhe pamë brengat edhe hallet shqiptarëve të këtyr trojeve.
“Gjatë vizitë tonë kemi parë brengat kemi parë hallet, gjendjen që e kanë, mungesën e librave, kemi parë edhe burgosjen e librave që kanë bërë , policia sërbe i kanë marrë ato, kjo është një gjë shumë e rëndë në shekullin 21 të konfiikohet libri abetarja, ku ne i kemi kaluar këto faza në mes jetë në shekullin 19 theksoi Hasani.

Deputeti Hasani më tej theksoi se neve na intereson gjendja në arsim, këtë gendje e kuptuam nga kryetari, mungesën e librave, mungesën e literatureës dhe mungesën e shumë gjërave të të këij vendbanimi i banuar me shqiptar ndër shekuj autokton.

Deputeti Hasani gjithashtu theksoi se në Kuvendin e Kosovës do të ngrisin çështjen e reciprocitetit  të shqiptarëve të luginës në raport me serbët që i kanë në Kosovë.

“Serbët në Kosovë kanë aq të drejta sa janë të diskriminum pozitivisht të cilët shqiptarët në Luginë të Preshevës i kanë të mohuara, edhe në aspektin e punësimit, administratës, në zhvillim dhe në çdo vend tjetër. Ndërsa, serbët atje janë të privilegjuar, kanë lidhjen e komunave, tash asociacionin e komunave dhe zhvillim”, theksoi mes tjerash  Hasani,

Më pas Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, pranë Parlamentit të Kosovës , vizituan shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc dhe shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc/Lugina Press/