Home Aktuale Harta e KFOR-it po i shqetëson banorët e Karaqevës

Harta e KFOR-it po i shqetëson banorët e Karaqevës

109
0
SHARE

Dy përfaqësuesit e fshatit Karaqevë, Selver Lenjani dhe Fadil Kastrati, thonë se kjo hartë vërtet po ngre shumë dilema dhe paqartësi tek banorët.

Selver Lenjani tha se sipas hartës së KFOR-it, e cila ka paraqitur edhe një ‘baypass’, Kosovës i rrezikohen rreth 20 mijë hektarë tokë.

“Ky ‘bypass’ e përfshinë vendin e quajtur ‘Ugari’ e deri tek ‘Varret e Spahoviqe’. Nëse shihet ana gjeografike Kosovës, i rrëmbehen 20 mijë hektarë tokë. Nëse do ta shfrytëzonte NATO këtë pjesë për nevojat e saja ose për nevojat e policisë kufitare, do të ishte krejt në rregull, por ne nuk lejojmë që ai territor të shfrytëzohet për nevojat e Serbisë”, tha Lenjani për rajonipress.

Edhe Fadil Kastrati, profesor nga Karaqeva, thotë se KFOR-i duhet të sqarohet dhe të jap detaje rreth kësaj harte.

“Ne do të kërkojmë një takim urgjent edhe me KFOR-in edhe me policinë dhe besoj edhe me Begzad Sinanin sepse harta ngjall dilema të shumta”, tha Kastrati.