Home Aktuale Haradinaj: Ushtria e Kosovës po përdoret për zgjedhjet

Haradinaj: Ushtria e Kosovës po përdoret për zgjedhjet

204
0
SHARE

Gjithë këto vite ka munguar një qasje e kujdesshme e serioze lidhur me politikat e mbrojtjes dhe përgjegjësit e Ushtrisë së Kosovës. E Ushtria e Kosovës është kthyer në një kauzë zgjedhore, por megjithë mashtrimet që kanë ardhur nga Qeveria e Kosovës, ende kemi ekspertë që punojnë seriozisht në këtë çështje.

Kështu ka thënë i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një tryezë të organizuar Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë, në kuadër të AAK-së.

“Jemi dëshmitarë se gjithë këto vite të pasluftës, po flasim për vitet e qeverisjes si shtet i pavarur, ka munguar një qasje e kujdesshme, serioze lidhur me politikat e mbrojtjes, përgjegjësive por dhe për Ushtrinë e Kosovës. E së fundmi po ashtu jemi dëshmitarë se Ushtria e Kosovës është kthyer në një kauzë zgjedhore, kur njoftohet për planet për FAK-un. Ju them sinqerisht se e tëra nuk mjafton si e tillë, as qasja e deritashme as mënyra e lajmërimit të Forcës së Armatosur të Kosovës, por as ajo që ka pasur pas këtij lajmërimi zgjedhor, pas këtij lajmi zgjedhor nga kryetari i Qeverisë, Hashim Thaçi. Është një fat i madh që Kosova ka plot ekspertë, ka plot njerëz profesionist, të cilët asnjëherë nuk e kanë hequr vëmendjen nga kjo temë”, ka thënë ai.

Haradinaj tha se pa marrë parasysh ngecjet, dhe siç i quan ai, mashtrimet e ardhura nga Qeveria e tanishme lidhur me këto tema, thotë se ekzistojnë njerëz që punojnë seriozisht në këtë drejtim.

E Rrustem Berisha, kryesues i këtij Departamenti vlerëson se Kosovës i duhet një qasje e re në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, që siç thotë ai, duhet një qasje e fortë e më dinamike.

“Konteksti i Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Kosovës, është i një rëndësie të veçantë për faktin e mjedisit strategjik, politik dhe ekonomik. Të gjithë dakordohemi se Kosovës i duhet një qasje e re në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, një qasje më e fortë, më dinamike, analizë më profesionale kundrejt dokumentit të RSSS e sidomos në dimensionin e saj hierarkik, organizativ, funksional dhe operacional. Programi i AAK-së për Qeverinë e re, Qeverinë Haradinaj, paraqet risi në fushën e politikave të mbrojtjes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës, me orientim të thellë evropian dhe euroatlantik”, ka thënë ai.

Berisha tha se ky program do të jetë në përputhshmëri të plotë me programet dhe konceptet e të gjithë dikastereve të sektorit të sigurisë në Kosovë, që siç tha ai, me qëllim të ndërtimit të infrastrukturës së harmonizuar ligjor për integrim në NATO dhe BE.

Ndërsa, eksperti i së drejtës kushtetuese, Riza Smaka vlerësoi se rregullimi kushtetues i komponentës së mbrojtjes dhe sovranitetit të sigurimit dhe integritetit të vendit, është temë dhe diskurs politik, jo vetëm i strukturave politike vendore, por të tyre me ato ndërkombëtare.

“Përderisa komponenta politike e kosovare ishte dhe është e përcaktuar ndërsa përfaqësuesit e autorizuar të NATO-së u deklaruan pro promovimit dhe transformimit të FKS-së në një strukturë kuantitative kualitative më të lartë më solide, apriori u krijua faza politike për promovimin e saj në Ushtrinë e Kosovës. Gjithsesi ky emërtim së paku në këtë etapë është konvencional i cili do të mund të definohej edhe paksa më ndryshe”, ka thënë ai.

Ai tha se pos bazës politike për transformimin e FSK-së dhe për promovimin dhe transformimin e saj në Ushtrinë e Kosovës, kërkohet krijimi i bazës kushtetuare përkatëse, e cila do të mund të arrihej nëpërmjet modifikimit dhe plotësimit të caktuar të Kushtetutës së Kosovës. /Telegrafi/